E Shtunë, 31 Tetor 2026

Catherine Zeta-Jones në spital për shqetësime bipolare

SHBA, 14 Prill NOA – Pasi përballoi përkrah bashkëshortit të saj, Michael Douglas periudhën e vështirë në luftën kundër kancerit, Catherine Zeta-Jones është shtruar në një qendër shëndetësore për të rikuperuar shëndetin mendor në një trajtim për shqetësime bipolare nga të cilat vuan aktroja në fjalë.

Lajmi është bërë i ditur nga revista People.

“Pas stresit të vitit të kaluar, Catherine – sipas një miku të saj të afërt – mori vendimin për të verifikuar gjendjen e saj shëndetësore dhe kjo në prag të punës së saj, që pas dy javësh do të nisë në xhirimet e dy filmave të rinj.

Aktorja 41 vjeçare, ka kaluar rreth 5 ditë në strukturën mjekësore, të cilës nuk i dihet emri.

“Nuk ka dyshime që për Catherine, viti i fundit ka qenë shumë stresues, – tha një miku i saj – kjo në lidhje me situatën e vështirë të sëmundjes së Michael, me të cilën u përballën. Megjithatë kjo procedurë që po kalon aktorja i detyrohet faktit që pas pak ditësh do të nisë xhirimet për filmat e rinj”.

r.b/NOA

Lajme të ngjashmeTenton të vrasë veten 43-vjeçari, në gjendje të rëndë në spitalShoqërohet në spital tenistja Serena WilliamsZeta-Jones humbet durimin me fotografëtVrasja, vdes në spital këngëtarja EmmyIsh-presidenti Tunizian, Ben Ali përfundon në koma Lidhje: bipolare, Catherine Zeta-Jones, shqetesime, spital

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›