Pattinson, në shtrat me femrat vetëm për lekë

SHBA, 13 Prill NOA – Urren fotografët sa herë që hipën në makinën e tij dhe largohet sa më shpejt të mundet dhe kur ka qenë i vogël ishte i “dashuruar” me Kate Moss. Si gjithmonë me xhel në flokët e tij dhe me xhaketë dhe kravatë, është betuar për “Elle” se është një djalë “shembullor”.
Megjithatë në filmin e tij të ri, ai do të paraqitet në një rol krejt të ndryshëm. Në botën e kinemasë në filmin “Bel Ami”, Pattinson do të jetë në rolin e një mashkulli, i cili shkon në shtrat me femra të pasura vetëm për paratë e tyre.
“Vampiri” Robert, ka rrëfyer se e adhuron romanin e Guy De Maupassant nga i cili është bazuar dhe filmi i ri që do të shohë atë si protagonist.
“Është një nga të preferuarit e mi, kjo dhe pse në film protagonisti është më ndryshe. Ai zbulon se bota është e bazuar në mashtrim dhe kërkon të djegë gjithçka duke u kthyer në atë rol “negativ”, – deklaroi aktori.
r.b/NOA
Lajme të ngjashmeMbi taka kundër dhunësMjaft: Po sulmohemi nga qeveriaSchwarzenegger në rolin e një super-heroi të animuarRobert Pattinson: Dua të bëhem babaMos harroni: Nesër ndërrohet ora! Lidhje: femra, film, para, Robert Pattinson, rol, shtrat