E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cats College, programe për parauniversitarët

Cats College i Londrës prezanton në Tiranë programet përgatitore për parauniversitarët që shkojnë drejt fakultetit. Me përkrahjen e Dhomës së Tregtisë së Tiranës, në këtë konferencë u paraqitën me hollësi programet studimore për parauniversitarët e moshës 16-vjeç të cilat zgjasin dy vite, deri në moshën e universitetit.

Në fjalën e tij, drejtori i përgjithshëm i Cats College, Glen Houkins vlerësoi produktivitetin e arsimit në Shqipëri si dhe ftoi studentët shqiptarë të bëhen pjesë e këtij kolegji.
 

Ky kolegj ka disa programe dhe në përfundim të studimeve vlerësohen arritjet sipas nivelit të arritur, e cila i çon studentët me rezultate më të larta, drejt universiteteve më të mira të Britanisë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›