E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, kapet 150 kg mariuanë, 2 në pranga

Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur sekuestrimin e 150 kg mariuanë dhe ka arrestuar 2 poseduesit e saj. Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit të koduar "Eklipsi" janë arrestuar shtetasit Shkëlqim Besimaj 39 vjeç dhe Dorjan Rrapi 28 vjeç ndërsa janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur.
Pas marrjes së informacionit se nga fshati Lazarat 4 persona po transportonin një sasi lënde narkotike me një automjet tip Fuoristrade në drejtim të Sarandës policia ka ngritur disa pika kontrolli në aksin rrugor Gjirokastër- Muzinë për të bërë të mundur kapjen e posedueve të drogës.
Personat që transportonin lëndën narkotike, për t`ju shmangur pikave të kontrollit, në afërsi të fshatit Grapsh të rrethit Gjirokastër , kanë shkarkuar nga automjeti lëndën narkotike në një përrua dhe drejtuesi i automjetit, banor i fshatit Lazarat së bashku më një shtetas tjetër po nga Lazarati, pjestar të grupit janë larguar në drejtim të Muzinës , ndërsa dy shtetasit e tjerë po pjestarë të këtij grupi kanë filluar të transportonin me krahë në drejtim të faqes së malit të Muzinës lëndën narkotike, ku dhe do t`i priste automjeti që i çoi deri atje.
Ndërkohë pasi policia ka konstatuar personat që transportonin lëndën narkotike në faqen e malit poshtë qafës së muzinës, mbi fshatin Grapsh është vënë në ndjekje të tyre dhe ka bërë të mundur arrestimin e tyre.
Sipas policisë në vendngjarje janë konstatuar 4 çanta të mëdha shpine ku në secilën çantë kishte nga 35 pako, ndërsa në një thes plasmasi kishte 10 pako , gjithësej 150 pako në formë katrore , të mbështjella me letër natriban transparent.
Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim të dy personave të tjerë nga fshati Lazarat si organizatorë të këtij grupi , por për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›