E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cavani te PSG për 64 milion euro, në fundjavë pritet zyrtarizimi

Për kalimin e Edinson Kavanit nga Napoli drejt skuadres së PSG në Francë gjithçka do të mbyllet këtë fundjavë. Sipas Sport Mediaset bëhet e ditur se mes drejtuesve të klubit të francez dhe Presidentit De Laurentis është arritur një marrëveshje, ku kartoni i uruguaianit do tu shitet kampionëve të Frances për shifren e 64 milion eurove.

Si Presidenti napoletan ashtu edhe drejtuesit e skuadres franceze kërkojnë që ta mbyllin sa më shpejt të jetë e mundur këtë tratativë për të evituar ndërhyrjet e skuadrave të tjera.
Pas arritjes së marrëveshjes mes dy stafeve drejtues e gjithë çështja ka kalur në dorë të vetë sulmuesit amerikanolatin dhe menaxherve të tij.

Sipas mediave italiane bëhet e ditur se Kavani pritet të prishë marrëveshjen e arritur më parë me drejtuesit e Çelsit për një kontratë me përfitim 8.5 milion euro në sezon. Kjo pasi parizienët i kanë ofruar bomberit napoletan një shumë më të lartë prej 10 milion eurosh në sezon.

Ajo që bie në sy në këto tratativa është fakti se tani pas marrëveshjes Leonardo-De Laurentis gjithçka ka mbetur në doren e vete El Matador për të vendosur për fatin e të ardhmes së tij. Mediat ne Francë dhe në Itali e bëjnë fakt të kryer transferimin e tij drejt kryeqyteti transalpin.

Kjo fundjavë pritet të jetë decisive për mbylljen e kësaj telenovele, ku Kavani pritet ti japë lamtumiren pas shumë sezonesh skuadres së Napolit për të veshur pastaj fanellen e PSG.
Zyrtarizimi përfundimtar i kalimit të El Matador në radhet e kampionve të Frances pritet të behet në fillimin javes së ardhshme pasi të jenë mbyllur të gjitha detajet në fundjavë mes palëve dhe vetë sulmuesit amerikanolatin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›