Cavani vazhdon kontratën

Sulmuesi i Palermos, Edison Cavani ka vazhduar kontratën me klubin sicilian. Reprezentuesi uruguaian është objektiv i klubeve të mëdha italiane si Juventus, Milan dhe Inter, para hapjes së afatit kalimtar të verës. Mirëpo, ai ka nënshkruar kontratë trevjeçare në Palermo, duke ngritur vlerën e dëmshpërblimit të tij.
“Cavani tashmë ka vazhduar kontratën. Jemi të lumtur dhe do të shohim se çka do të ndodhë në muajt e ardhshëm. Me marrëveshjen e re, Cavani ka obligime ndaj Palermos për tri vitet e ardhshme”, tha drejtori sportiv i Palermos, Walter Sabatini.