Çani te Catania: Frymëzohem nga Ibra

Edgard Çani është prezantuar te Catania. Sulmuesi shqiptar në deklaratën e parë si lojtar i Catanias ka thënë se do të përmirësohet edhe më shumë si sulmues dhe se në kët rol ai frymëzohet nga Ibrahimovic.
"Mendoj se duhet të përmirësohem akoma më shumë në zotërimin dhe mbrojtjen e topit. Mua më frymëzon Ibrahimoviç. Mendoj se është qendërsulmuesi më i kompletuar i të gjitha kohërave. Mendoj se pika ime më e fortë është lufta në ajër, duke parë edhe gjatësinë time" deklaroi Çani./Indeksonline/