E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sikur ta kishte Fergie edhe një herë Pogban!

 Sir Alex Ferguson duhet të jetë shumë i penduar që ka humbur nga duart e tij nja talent të madh të futbollit si Paul Pogba.

Ylli i ri i Juventusit po shkëlqen me liderin e Italisë duke shënuar gola të bukur për të cilën gjë ka marrë edhe besimin e trajnerit për të qenë në formacionin e parë. Një burim nga Anglia, thotë se Sir Alex Ferguson i'u ka thënë miqëve të tij se është tejet i penduar që ka lëshuar Pogban.

Madje "vajtimi" i tij mund të jetë më i madh pasi që nuk ka fituar fare nga ai duke e lënë të ikë një talent si Pogba, me parametra zero."Një lojtar si Pogba mund ta shija edhe për 40 milion euro" thuhet se i ka thënë Ferguson një miku të tij./indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›