Çani transferohet në Serie A

Sulmuesi i njohur i Kombëtares shqiptare, Edgar Çani ka firmosur një kontratë 3 vjeçare me klubin e Serie A, Catania.
Çani është prezantuar sot para mediave me ekipin e tij të ri.
Bomberi kuqezi, pritet të luaj titular këtë edicion me klubin sicilian dhe në këtë mënyrë Çani i shtohet kolonisë së futbollistëve të tjerë shqiptarë në Serie A, siç janë Cana, Behrami, Bogdani, Kabashi dhe Ujkani.
Sulmuesi 24-vjeçar së fundi luante në kampionatin polak të futbollit te Polonia Varshava,