E Shtunë, 31 Tetor 2026

Talentin shqiptar, refuzon De Biasin për Greqinë

Shqipëria ka humbur edhe një talent të radhës. Ergys Kaçe, mesfushori i talentuar 19-vjeçar i PAOK Selanik e ka refuzuar kombëtaren shqiptare për të zgjedhur atë greke.

Selektori i Shqipërisë, Giane De Biassi ka udhëtuar në Greqi ku është takuar me Kaqen. Edhe pas 3 orë bisedimesh, De Biassi nuk ka gjetur marrëveshjen me Kaqen i cili i ka bërë të qartë se dëshiron fanelën e Greqisë.

Bashkë me De Biassin ka qenë edhe Alban Bushi por që asesi nuk kanë thyer mendjen e talentit shqiptar./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›