Çashku: Qeveria po shmang drejtësinë

Rektori i Akademsisë së Filmit dhe Multimedias "Marubi" Kujtim Çashku në një konferencë për shtyp u shpreh se qeveria po përpiqet të shmangë organet e drejtësisë të cilat u takon të thonë fjalën e fundit për një konflikt civil ku Universiteti Marubi dhe qeveria janë palë me të drejta të barabarta. Sipas Çashkut qeveria po krijon një imazh të keq në arenën ndërkombëtare duke treguar se ajo vetë është duke shkelur ligjin. Gjtiashtu Çashku u shpreh se nuk ka një vendim të prepë gjyqësor por thjesht pretendime të bëra nga ministritë përkatëse.