Çeki: Gjykata Kushtetuese miraton traktatin e Lisbonës
Gjykata Kushtetuese e Republikës çeke ka arritur në përfundimin se traktati për reforminin e Bashkimit Evropian është në përputhje me kushtetutën e vendit, duke eliminuar kështu pengesën e fundit për ratifikimin e dokumentit.
Vendimi i sotëm e rrit presionin ndaj Presidentit Vaclav Klaus për të nënshkruar dokumentin duke bërë të mundur pranimin e Traktatit të Lisbonës.
Republika çeke është i vetmi vend anëtar i BE-së që nuk e ka nënshkruar dokumentin. Të 27 vendet duhet ta ratifikojnë atë në mënyrë që të quhet i vlefshëm.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian që u takuan javën e kaluar në Bruksel ranë dakord të pranojnë kushtet çeke për nënshkrimin e traktatit të reformave.
Presidenti Çek kishte kërkuar një përjashtim nga karta e të drejtave e traktatit për të mbrojtur Republikën Çeke nga pretendimet për pronat të gjermanëve entikë të përzënë nga Çekosllovakia pas Luftës së Dytë Botërore. //kk//