Kujtimet nga Muri i Berlinit
Ishte një ngjarje që pati ndikim në të gjithë popujt e botës. Në
mbrëmjen e 9 nëntorit 1989, Muri i Berlinit u hap dhe pastaj u shemb së
bashku me sistemin komunist të Gjermanisë Lindore, e madje, pas tyre
mori fund edhe Lufta e Ftohtë. Shumë gjëra kanë ndryshuar që prej
atëhere, por ngjarjet e 20 vjetëve më parë janë ende të freskëta në
mendjen mjaft e njerëzve.