Çeki, eksploziv në qendër të kryeqytetit, disa të plagosur
ÇEKI- Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi tronditi kryeqytetin e Çekisë, Pragën mesditën e sotme.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se shpërthimi ndodhi në një ndërtesë në qendër të kryeqytetit, ndërkohë besohet se nën rrenoja mund të gjenden dhe njerëz që kanë humbur jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, por nga hetimet paraprake bëhet me dije se shperthimi është shkaktuar nga lëndë plasëse.
Forca të shumta policie dhe autoambulanca janë në vendngjarje. Zëdhënësja e shërbimin zjarrfikes thotë se deri tani numerohen 13 të plagosur nga shpërthimi.
Shpërthimi ka shkaktuar kaos në kryeqytet, ndërkohë po punohet për nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat.
(e.m/BalkanWeb)