E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapshticë, fillon kthimi i emigrantëve në vend për festën e Pashkëve

KASHPTICË- Pashkët ortodokse kanë bërë që të rritet fluksi i emigrantëve në pikën doganore të Kapshticës, që duan të kthehen në atdhe. Gjatë 24 orëve të fundit, nga Kapshtica kanë hyrë rreth 3826 persona me 764 mjete.

Dogana shqiptare ka vënë në dispozicion të lëvizjes së emigrantëve 4 sportele në dalje dhe 1 në hyrje, ndërkohë që pala greke po punon me 2 sportele në dalje dhe 1 në hyrje.

Drejtoria e policisë kufitare ka hartuar një plan të veçantë masash për të përballuar fluksin e lëvizjes, i cili pritet të rritet në ditët e ardhshme dhe për të lehtësuar kalimin e qytetarëve pa vonesa në të dyja anët e kufirit.

Në orët në vijim pritet të ketë një numër të konsiderueshëm qytetarësh shqiptarë, të cilët do ta festojnë pashkën tek të afërmit e tyre në Shqipëri. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›