E Diel, 1 Nëntor 2026

Çeku: FSK nuk do t'i merr me forcë komunat më shumicë serbe

Ish-kryeministri dhe ministri aktual Forcës së Sigurisë së Kosovës, citohet të ketë thënë për revistën Nedelnik që shtetet e ish Jugosllavisë do të mund të bashkëpunojnë mirë pasi të tejkalohet e kaluara e afërt konfliktuoze.

“Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk do të bëjnë përpjekje që me forcë të marrin katër komunat e veriut të Kosovës”, thotë Agim Çeku, transmeton Standardi.info.

Ai ka hedhur poshtë spekulimet në mediet serbe sipas së cilës Forcat e Sigurisë së Kosovës do të sulmojnë katër komunat serbe, rreth së cilave po zhvillohen bisedimet Kosovë-Serbi, në Bruksel. Çeku është i bindur se bisedimet në mes Beogradit dhe Prishtinës do të kenë sukses, dhe se kjo është e vetmja rrugë për arritjen e një zgjidhjeje në të mirë për të dyja palët.

Çeku kujtoi edhe ditët që ka kaluar në Beograd, duke theksuar se ka kujtimet të mira për kryeqendrën e Serbisë, por që nuk ka qenë që nga viti 1989.
Çeku beson se në të ardhmen do të mund të vizitojë kryeqendrën e Serbisë.

Ai veçanërisht ka folur për idenë e gjeneralit Blagoje Grahovacit, për formimin e jugo-rajonit, të cilën do ta përbënin shtetet e ish Jugosllavisë. “Ne kemi shumë çka të përbashkët me ish shtetet tjera të Jugosllavisë. Aq më shumë besoj se kultura e Ballkanit Perëndimor relativisht është e njëjtë. Mirëpo projekti i madh siç është ky, që e ka propozuar gjenerali Grahovac, është i mundur pas procesit të përgjithshëm të pajtimit në mes shteteve tona. Unë mbështesë idenë e theksuar për arsye se është më lehtë të bashkëpunohet me dikë që ndani të kaluarën e njëjtë, por vetëm nëse jemi të kujdesshëm që të gjejmë mënyra për të kapërcyer atë që ka ndodhur. Nuk është e lehtë por e mundur”, tha ai./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›