E Diel, 1 Nëntor 2026

Deger shpreson në marrëveshjen Prishtinë-Beograd

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vincent Deger, ka shfaqur shpresën se Beogradi dhe Prishtina do të arrijnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve.

“Shpresoj se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të japë rezultate. Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton, është shumë e përkushtuar ndaj këtij procesi, nga i cili është me rëndësi që të dalin rezultate”, ka thënë Deger, raportojnë mediat serbe.

Sipas tij, normalizimi i marrëdhënieve Beograd-Prishtinë paraqet njërën nga sfidat më të mëdha për Serbinë, nga e cila varet edhe tërheqja e investimeve të huaja.

Është konfirmuar se Prishtina dhe Beogradi do të vazhdojnë të premten bisedimet në nivel kryeministrash./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›