E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çeku: Kosova së shpejti do ketë FA -në

Ish-kryeministri i Kosovës Agim Çeku ka deklaruar se Kosova së shpejti do të formojë forcat e saj të armatosura të cilat do të janë të përqendruara në sigurinë e brendshme.Çeku në një intervistë e cila do të emitohet për televizion serb "Palma plus" citohet të ketë thënë se forcat do të janë "diçka në mes ushtrisë dhe policisë"."NATO ka marrë përsipër që të bëj monitorimin e kësaj force, por edhe ta krijojë. Forca e sigurisë së Kosovës nuk do të jetë kërcënim për askënd, por do të ketë për detyrë të ruajë sigurinë e brendshme të njerëzve dhe pasurinë në Kosovë. Pres që edhe serbët të paraqiten në Forcën e Sigurisë së Kosovës", ka thënë Çeku.Ish-kryeministri ka thënë për këtë medium se i ka dhënë fund karrierës ushtarake, dhe se nuk do të angazhohet në forcat e reja të armatosura.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›