E Diel, 1 Nëntor 2026

Çelet edicioni i VII i Tirana International Film Festival

Në këtë edicion marrin pjesë rreth 100 filma, 14 prej të cilëve do të shfaqen me metrazh të gjatë. “Edicioni i sivjetshëm i TIFF ka një rritje jo vetëm cilësore, por edhe sasiore.

Për herë të parë këtë vit do të prezantohet dhe kategoria e filmit të gjatë, ku marrin pjesë 14 filma”, u shpreh gjatë një konference për shtyp drejtori i këtij festivali, Ilir Butka.

Sonte në orën 19:00 do të shfaqet premiera e filmit "Honeymoons" (Muaji i mjaltit), një bashkëprodhim shqiptaro-serb.
     
Festivali ndërkombëtar i filmit në Tiranë do të zhvillohet deri më 6 dhjetor, ku do të mbahet edhe ceremonia e  ndarjes së çmimeve.
   
Filmat do të projektohen në Teatrin Kombëtar. Në sallën e madhe të tij do të shfaqen filmat me metrazh të gjatë, ndërsa në sallën e vogël filmat me metrazh të shkurtër.     

Tirana International Film Festival është festivali i parë i filmit ndërkombëtar që organizohet në Shqipëri prej vitit 2003. Ky festival synon krijimin e një pikë lidhjeje për artistët shqiptarë dhe ata të huaj që të kenë mundësi të ndajnë pasionin dhe dijet e tyre për kinemanë. /J. Lala/

                                                                                             

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›