E Diel, 1 Nëntor 2026

Çelet sesioni i i ri parlamentar, emergjente zhbllokimi i reformës në drejtësi

Sesioni i ri parlamentar starton sot pas një ndërprerje trejavore dhe prioritetet bazë të punës së Kuvendit në këtë sesion të ri, mbeten realizimi i reformave dhe përmbushja e detyrimeve bazë të plotësimit të standardeve, në prag të Samitit të NATO-s, në Bukuresht, prill 2008, ku Shqipëria pret të marrë ftesën e anëtarësimit. Megjithëse veprimtaria e komisioneve parlamentare ka filluar në javën e dytë të janarit dhe kryesisht u dukën sikur u hodhën hapat e para drejt realizimit të reformës në sistemin e drejtësisë, në mbledhjen e komisionit u ndezën debatet ndërmjet mazhorancës dhe opozitës. Konsensusi politik i manifestuar nga opozita që gjatë kohës që veprimtaritë në komisione nuk kishin filluar ende, në mbledhjen e dytë të Komisionit të Ligjeve, opozita kundërshtoi ashpër lidhur me ndryshimet që pritet ti bëhen projektligjit për

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›