Çelsi dhe Porto, fitore kryesimi në grupin D (video)
Skuadrës së drejtuar nga Karlo Ançeloti i ka mjaftuar vetëm një supergol i Nikolas Anelka në minutën e 18-të të ndeshjes, për të marrë tri pikët e radhës, duke qenë të vetëm në krye të grupit D me gjashtë pikë.
Blutë kanë fituar nëntë nga dhjetë ndeshjet zyrtare në këtë sezon dhe të dielën do të kenë një ndeshje delikate në shtëpi përballë Liverpulit në kampionat.
Çelsi kryeson me pikë të plota në grup, e ndjekur nga Porto me tre dhe Atletiko Madridi e Apoel Nikozia me nga një pikë.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të grupit D, Porto mundi 2-0 në “Dragao” Atletikon e Madridit, duke ia thelluar akoma më tepër krizën spanjollëve në këtë sezon.
Portugezët kanë zgjidhur gjithçka në 15 minutat e fundit. Kur dukej se kjo përballje do të përfundonte pa gola, është Falkao që në minutën e 75-të kalon vendasit në epërsi me një gol mjaft të bukur me thembër.
Shtatë minuta më pas Rolando shënon golin që vulosi gjithçka në këtë ndeshje.
Apoel Nikozia 0 – 1 Çelsi
Apoel Nikozia: Chiotis; Poursaitidis, Grncarov, Kontis, Haxhi; Nuno Morais, Michail (Breska 79’), Charalambidis (Paulista 85’), Helio Pinto; N. Alexandrou Kosovski 58’), Mirosavljevic. Trajner: I. Jovanoviç
Çelsi: Cech; Ivanovic, R.Carvalho, Terry, A. Cole; Belletti (Deko 68’), Essien, Lampard, Malouda; Anelka, Kalou (Xh. Kol 80’). Trajner: K. Ançeloti
Shënues: Anelka 18’
Gjyqtar: B. Lajek (Francë)
Kartonë të verdhë: Ivanoviç, Kalu