Vlorë, studenti grevist shtrohet me urgjencë në spital
Mitjo Cuka, i cili ka hyrë në grevë prej katër ditësh në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë, po merr mjekimin në urgjencën e qytetit.
Rreth dhjetë studentë të këtij univeristeti kanë hyrë në grevë urie për shkak të diplomave. Ata kërkojnë që në diplomat e tyre të shënohet titulli “Jurist”. Studentët kanë paralajmëruar se nuk do ta ndërpresin grevën e tyre deri në plotësimin e kërkesave.
Deri më tani, Ministria e Arsimit sipas studentëve nuk ka dhënë asnjë përgjigje mbi kërkesat e tyre. Një ditë më parë, tre studentë ndërprenë grevën për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, ndërsa protestës iu bashkuan edhe katër të tjerë.