Çelsi do të dërgojë ofertë për Snaijder
Çelsi është duke menduar të bëjë ofertë për mesfushorin e Real Madridit, Wesley Sneijder. "News of the World" shkruan se blutë tashmë kanë hequr dorë nga nënshkrimi me yllin e Bayern Munich, Franck Ribery, dhe kanë kthyer vëmendjen kah mesfushori holandez. Pozita e Snaijder në Bernabeu është në dyshim, pas arritjes nga Manchester United të Cristiano Ronaldos.
Dhe, Çelsi do të përpiqet të arrijë marrëveshje me çmim të përgjysmuar për 25-vjeçarin, i cili nënshkroi për 22.5 milionë funte dy vite më herët.
Dhe, Çelsi do të përpiqet të arrijë marrëveshje me çmim të përgjysmuar për 25-vjeçarin, i cili nënshkroi për 22.5 milionë funte dy vite më herët.