E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nimiç mbërrin sot në Maqedoni

Ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Metju Nimiç sot mbërrin në Shkup, ku pritet të takohet me kreun e shteteti për të mësuar qëndrimin e tij për çështjen e emrit. Nimiç në Shkup do të qëndrojë deri më 7 korrik dhe më pas do të udhëtojë për Athinë.
Në pragë të vizitës së ndërmjetësit të OKB-së, ekspertët vendor për çështje të politikës ndërkombëtare kanë vlerësuar se autoritetet politike në Shkup nuk janë duke treguar sinjale pozitive për arritjen e kompromisit me Greqinë. Sipas tyre, autoritetet shtetërore maqedonase nuk janë të gatshëm për kompromisin për emrin, sepse qeveria e Gruevskit kalkulon me mbylljen e kësaj çështjeje. Kryeministri Nikolla Gruevski vazhdimisht po përsërit qëndrimin se propozimi eventual për ndryshimin e emrit të vendit, duhet të kalohet në referendum.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›