E Diel, 1 Nëntor 2026

Çështjet që lidhen me veriun do të zgjidhen brenda dialogut

Proceset e mëdha politike mund ta zgjidhin çështjen e barrikadave në veri të vendit. Kështu deklaroi ambasadori britanik në Kosovë, Jan Cliff, gjatë një konference për media në Çagllavicë, ku u prezantuan rezultatet e hulumtimit, “Efikasiteti i Zyrës administrative në Mitrovicën e veriut.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jan Clif deklaroi sot se në një periudhë afatgjate shumë çështje që lidhen e veriun e Kosovës do të zgjidhen brenda kontekstit të dialogut. Në një prezantim të një hulumtimi për efektshmërinë e Zyrës administrative në veri, Klif tha se kjo zyrë nuk mund të zgjidhë problemet e barrikadave, sepse kjo mund të bëhet vetë përmes proceseve më të mëdha politike, transmeton rtk.

“Besojmë se themelimi i duhur i doganave dhe zbatimi i TVSH-së në pikat doganore 1 dhe 31, do të ndikojnë në ndaljen e korrupsionit. Po ashtu themelimi i fondit për zhvillim të veriut është pjesë e zgjidhjes politike të problemit. Por ajo që mbetet shqetësuese është vazhdimi i funksionimit të të ashtuquajturave struktura të sigurisë”, tha Cliff.
Ndërkaq, Shefja e Zyrës administrative Adriana Hoxhiq, tha se kjo zyrë nuk ka karakter politik, por synon t’u ofrojë shërbime të shpejta dhe cilësore qytetarëve

“Ne si Zyrë jem mjaft efikas dhe transparent në punë tonë qe e bëjmë. Njerëzit që punojnë në Zyrën Administrative nuk kanë zgjidhje magjike, por ne kërkojmë vazhdimin e mbështetjes së Qeverisë së Kosovës, dhe faktorit ndërkombëtarë, tha Hoxhiq.

Në këtë hulumtim rekomandohet: mekanizmat e sigurisë se Republikës së Kosovës dhe Eulex-it të jenë më të vendosur në zbatimin e ligjit dhe kushtetutshmërisë në veri, heqja e strukturave paralele në veri, krijimi i projekteve që zhvillimore që prekin drejt për drejt qytetarin e të tjera. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›