E Diel, 1 Nëntor 2026

Çfarë i ndodhi Jessie J në Maroko?

Befasia e Jessie J në MarokoKëngëtarja Jessie J ka qenë pjesë e koncertit ‘Mawazine World Rhythms International Music Festival’ në Maroko gjatë këtij vikendi.

Gjatë qëndrimit të saj atje, këngëtarja është befasuar kur ka kuptuar se jo të gjithë mbretërit mbajnë kurora.
Jessie është takuar me mbretin e Marokos, pas perfomancës së saj në festival por, këngëtarja duket se është befasuar shumë.

“Kam takuar mbretin e Marokos. Ai nuk mban kurorë dhe jam befasuar. Ai është një burrë i thjeshtë me kostum”, ka thënë Jessie.

Këngëtarja këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes mediale edhe për shkak të kostumit të saj gjatë perfomancës në Maroko.

Këngëtarja ka performuar me të brendshme në skenë, gjë që është komentuar shumë.
“Jam fotografuar pa pantallona por unë kam qenë e informuar se këtu është shumë ngrohtë kështu që thash, do të vesh çfarë të dua”, ka thënë këngëtarja në një intervistë dhënë së fundmi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›