“S’më duhet alkooli që të argëtohem”

Këngëtarja, Demi Lovato insiston se asaj nuk i duhet alkooli në mënyrë që të argëtohet.
20-vjeçarja më përpara ka pasur problem me drogë dhe alkool por që nga viti 2010, ajo ka lënë prapa krahëve “ditët e errëta”.
“Nuk kam nevojë të dehem që të argëtohem”, citohet të ketë thënë këngëtarja.
Demi, sdisa herë ta treguar për jetën e saj të vështirë të para disa viteve por, tani ajo insiston se jeta e saj është krejtësisht ndryshe nga ajo çka qenë përpara dhe problemet me drogë dhe alkool i përkasin të kaluarës./Indeksonline/