Çfarë lloj lëkure ke? Ja si ta zbulosh
TIRANE- Secili nga ne ka llojin e vetë të lëkurës. Ato mund të jenë me yndyrë, të thata, normale, të përziera, dhe të ndjeshme.
Duhet të dimë që për çdo lloj fytyre edhe produktet që duhet të përdorim janë të ndryshme. Ne po ju tregojmë disa truke të thjeshta që ju të kuptoni llojin e lëkurës tuaj.
Prova e parë që bëjmë është testi me pecetën e pambukut. E kalojmë nëpër fytyrë dhe shohim rezultatin.
Nëse në pecetë mbeten gjurmë, mund të themi që kemi të bëjmë me një fytyrë të yndyrshme ose mikse. Nëse peceta mbetet e pastër dhe pa shenja, lëkura do jetë normale ose e thatë.
Si të kuptojmë nëse lëkura jonë është me yndyrë apo mikse?
Lëkura mikse karakterizohet nga zona të veçanta të yndyrshme. Ato janë balli, hunda dhe mjekra, ndërsa zonat e tjera të saj mund të jenë të thata ose të ndjeshme. Për ta kuptuar këtë, mund ta shikojmë lëkurën disa orë pasi kemi bërë tualet. Lëkura e përzier në fakt ka tendencën të yndyroset në pjesën e ballit, hundës dhe mjekrës dhe jo në pjesët e tjera.
Për çdo lëkurë nevojitet një lloj i ndryshëm kremi.
Lëkura e yndyrshme ka gjithmonë një shtresë vajore. Poret tek kjo lloj lëkure janë më të hapura dhe mund të thithin më shumë papastërti duke krijuar edhe pikat e zeza. Nga njëra anë kjo lloj lëkure ka nevojë për pastrim të plotë, nga ana tjetër epiderma është shumë delikate dhe duhet të zgjidhni gjithmonë produktet e duhura kozmetike.
Si të kuptojmë nëse lëkura jonë është normale apo e thatë?
Lëkura normale nuk shfaq karakteristika të veçanta. Ajo nuk shfaq shenja yndyre dhe nga ana tjetër nuk irritohet lehtë si lëkura e ndjeshme dhe e thatë.
Karakteristikë e lëkurës së thatë është fakti se kur nuk është trajtuar me kremra apo kur nuk është pastruar ajo tërhiqet dhe krijon plasaritje. Është një lloj lëkure që ka nevojë të madhe për ushqim e proteina, pasi edhe sasia e yndyrës në të është minimale.
Ndërsa lëkura e ndjeshme nga vetë emri tregon që acarohet shpejt. Ndodh që edhe kur e pastrojmë ajo krijon skuqje. Këto lloj lëkurash kanë shumë nevojë për hidratim. Gjithashtu për produkte që e mbrojnë nga dielli e i ftohti njëkohësisht.
(Përgatiti Matilda Arapi/BalkanWeb)