21 janari, Ndrea Prendi nën arrest shtëpie, tymos në ballkon
TIRANE - Shtëpia e Ndrea Prendit, ish-Komandantit të Gardës së Republikës, prej muajsh është kthyer në vëmendjen e të gjithëve. Gazetarët hera-herës “shëtisin” poshtë pallatit të tij, madje tentojnë të trokasin në derën e banesës për t’i shkëputur qoftë dhe një fjalë, por pa sukses.
Fqinjët të çuditur shihnin efektivët e policisë që herë pas here, u kërkonin llogari se ku po shkonin, edhe pse për fatin e tyre të mirë ose të keq, ata banonin në të njëjtin pallat me Ndrea Prendin.
Edhe pse në ditët e para të arrestit shtëpiak, banesa por edhe pallati i ish-Komandantit të Gardës, ruhej me policë të shumtë, dita-ditës numri i tyre është zvogëluar, derisa ka mbetur një polic i vetëm, i cili qëndron në sheshpushimin e pallatit, në katin ku banon Prendi. I ulur mbi një stol, ai vëzhgon çdo person që i afrohet derës së familjes Prendi dhe në të njëjtën kohë, kryen detyrën duke mos lejuar këtë të fundit të shkeli “arrestin e shtëpisë”.
Pas ditëve të shumta pa asnjë shenjë të Prendit, i cili nuk dukej as në ballkonin e banesës së tij, saqë nën zë thuhej dhe se ai ishte larguar dhe nuk banonte më në atë banesë, tre ditë më parë, “Gazeta Shqiptare” ka arritur të fotografojë Prendin në ballkonin e banesës së tij. Ka qenë ora rreth 13:00 e së shtunës, kur Prendi, i veshur me një bluzë të bardhë me mëngë të shkurtra dhe me syze optike, është shfaqur në ballkon duke tymosur një cigare.
Qëndrimi ynë poshtë pallatit dhe tentativat për ta fotografuar me celular, duket se kanë rënë në sy të Prendit, i cili vetëm pak minuta më pas, është ulur në një karrige duke bërë të pamundur shquarjen e tij. Pas sekonda më pas, është parë të dalë në ballkon edhe e shoqja, e cila ka qëndruar gjithashtu bashkë më Prendin për disa minuta dhe më pas të dy janë futur në ambientet e brendshme të shtëpisë.
Edhe pse fotografitë e publikuara nuk janë të një cilësie të lartë, arrihet të dallohet ish-Komandanti i Gardës, i veshur me një bluzë të bardhë dhe bashkëshortja e tij në ballkonin e katit të katërt, të një pallati që ndodhet vetëm pak metra larg Gardës së Republikës. Qëndrimi i tepërt poshtë pallatit ka rënë në sy dhe të efektivit të policisë, i cili nuk ka ngurruar të zbresë poshtë dhe të shoh nga afër çdo lëvizje tonën.
Pavarësisht kësaj, arritën të siguronim fotot e Ndrea Prendit, i cili vetëm tre ditë pas kësaj dalje, është marrë zyrtarisht i pandehur nga ana e Prokurorisë së Tiranës për vrasjen e Faik Myrtajt më 21 janar.
(er.nu/GSH/BalkanWeb) Lidhje te tjera 21 Janari, Prokuroria dorëzon në gjykatë dosjen për 4 të pandehurit