E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çili: Në fund, te mami përplasem

Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga prej disa ditësh është bërë nënë dhe ndjesia e mëmësisë duket se i ka ndryshuar totalisht këndvështrimin për jetën, veten dhe të ardhmen.

“Dashuritë e mia më të mëdha tashmë e kanë emrin Fernando dhe Tomas. Ardhja në jetë e Fernandos më ka bërë më të përgjegjshme dhe jeta më është bërë më e bukur pranë familjes sime të re”, tregon ajo për mediat shqiptare.

Ajo dhe i dashuri juaj, Tomasi vendosën qe djalin ta quaninFernando. Kengetarja ka shpejguar pse pikërisht këtë emër: "Fernando, sepse babai im quhet Ferdinand. E vendosëm të dy, unë me Tomasin për t’i bërë qejfin babait tim, meqë gjithmonë ka dashur një nip".   Tani që është bërë  nënë, jeta e saj nuk është e njejtë: "Ka ndryshuar shumë, pasi më ka bërë më të përgjegjshme dhe jeta më është bërë më e bukur pranë familjes sime të re, por prapë në fund… te mami përplasem. Është ajo që vjen e na gatuan dhe na ndihmon me djalin." /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›