Çiljeta po ndihet në qiellin e shtatë

Kanë mbetur vetëm edhe disa muaj që këngëtarja nga Shqipëria, Çiljeta Xhilaga ta perjetoj ndjenjën e të qenurit nënë.Ajo pret të sjellë në jetë një djalë dhe tani i ka bërë të gjitha parapërgatitjet për ardhjen e foshnjës.
Për lindjen e djalit nuk është gëzuar vetëm ajo. Është edhe babai i saj të cilit Ii është plotësuar dëshira që familjes ti shtohet edhe një mashkull.
“Babi ka ëndërruar gjithmonë të ketë një çun dhe shtatzënia ime e ka lumturuar pa masë”, ka thënë këngëtarja për, “Bluetooth”.
Ndërkaq, e pyetur se si po ndihet tani që është afruar dita të behët nënë për herë të parë, Çili është përgjigjur: “Janë pa diskutim emocionet më të bukura që mund të përjetojë një femër. Jam në qiellin e shtatë”.
Këngëtarja seksi është e martuar me Tomason, një djalë nga Amerika latine me të cilin bashkëjetojnë në Shqipëri. Ajo patë thënë se ishte dashuruar në Tomason qysh në momentin kur e ka pa për herë të parë dhe çifti tani jetojnë një jetë të lumtur së bashku e së shpejti, lumturia e tyre do shtohet me ardhjen e djalit të cilin kanë vendosur ta quajnë Fernando Chris./Indeksonline/