E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentina tani duet me Florin

U përfol shumë për prishjen e raportit me këngëtarin Vedat Ademi, me të cilin kishte planë të realizonte një bashkëpunim. U fol shumë se kënga do të jetë një baladë e bukur e punuar nga Flori Mumajesi, por kjo nuk u bë pasi që sipas raportimeve

Argjentina nuk pranoi të paguante pjesën e saj të parave për këtë këngë. Por, kur krejt kjo filloi të harohej, këngëtarja Argjentina Ramosaj zbulon se është duke përgatitur një duet me kolegun e saj Flori Mumajesi.

Në një intervistë për PanoramaPlus ajo thotë se “jemi duke punuar një duet me Florin. Është një baladë shumë e bukur, besoj do të lançohet para Vitit të Ri. Për natën e fundit do të jem në koncert në Kërçovë, Maqedoni”.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njejtën këngë, e ndoshta thjesht Flori po e zëvendëson Vedatin.

E pyetur se a është e kënaqur me fitimet që merr nga koncertet, Argjentina tha se nuk është keq dhe se kohët e fundit po fiton shumë para. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›