Çiljeta publikon fotografi të të birit

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, ditë më parë është bërë nënë dhe tashmë ia ka prezentuar publikut të voglin e saj. Nëpërmjet faqes së saj në rrjetin social Facebook, këngëtarja ka ndarë me fansat foton e të birit Fernando.
Djali lindi në datë 5 shkurt, ditën e ditëlindjes së mamit të tij edhe pse këngëtarja kishte planifikuar datën 10 shkurt për ta sjellë në jetë. Fernando i vogël, siç shihet edhe nga fotoja gëzon shëndet të plotë. Në lindje ka asistuar dhe babai i fëmijës, Tomas, me origjinë latino-amerikane. /Indeksonline/