"Harlem Shake" tund Kosovën

Ethet e vallëzimit të çmendur "Harlem Shake" brenda një jave e kanë pushtuar Kosovën. Janë qindra video të publikuara me vallëzimin karakteristik, që fillimisht kishte pushtuar SHBA-të.
Gjithçka ka filluar me muajin shkurt, pas publikimit të një video, që shoqërohej me muzikën elektronike "Harlem Shake" nga Bauuer.
Video standarde e "Harlem Shake" zgjat 31 sekonda dhe zakonisht fillon me një person ( shpesh me helmetë në kokë), që vallëzon vetëm për 15 sekonda, i rrethuar nga njerëzit e tjerë qe nuk i kushtojne vëmendje vallëzimit te tij. Kur lëshohet basi, në video shfaqet turma e njerezve duke bërë një vallëzim të çmendur për 15 sekondat e ardhshëm.
Përveç nismave private, në Kosovë ka pasur edhe organizime interesante lidhur me "Harlem Shake".
Kështu, në pesëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në Prishtinë u organizua një vallëzim afër monumentit "NEWBORN". Akoma nuk ka informata të sakta nëse ka arritur të realizohet sipas skenarit të paramenduar, për shkak të numrit të madh të të pranishmëve.
Ndërsa ditë më parë, gazetarët e televizionit KTV, kanë realizuar videon e tyre.
Video e realizuar nga tifozët pejan "Shqiponjat", deri më tani konsiderohet si më origjinale dhe shqiptare, duke qenë se ka përbrenda edhe muzikë shqipe. /Indeksonline/