Çiljeta rrëfen jetën në çift

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, këto ditë është mjaft aktive si anëtarë në Këshillin e Partisë Demokratike në Shqipëri.
Ka disa muaj që ajo ka pakësuar aktivitetet muzikore, pasi i është përkushtuar kujdesit ndaj fëmiut të saj të pare.
Duke folur për mediat shqiptare ajo ka rrëfyer transformimin e jetës pas lindjes së djalit Fernando, duke pohuar se e kishte pasur ëndërr të bëhej nënë. “Pas lindjes së djalit”, -tha ajo,- “i jam rikthyer jetës artistike, po jo aq shumë”.
Për sa i përket partnerit ajo tha: “Jetojmë në Tiranë, kemi një shtëpi bashkë këtu e, ndonëse ai udhëton shpesh, unë sërish ndihem shumë e lumtur se më ka dhuruar një djalë të paparë dhe ka mundësi të bëjmë dhe fëmijë të tjerë”. /Indeksonline/