E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ka kryer 350 operacione plastike

Ish modelja, Alicia Douvall thotë se ka kryer aq shuam operacione plastike saqë nuk ka mundur të buzëqesh fare në moment kur i ka lindur i biri Papaya. Ajo ka kryer aq shumë operacione estetike saqë më nuk mundet as të kujdeset për fëmijët e saj.

Alicia tregon se si njëherë i’u desh që ta nxirrte nga provimi të bijën 17 vjeçare, Georgian për tu kujdesur për të birin teksa ajo kryente një tjetër operacion.

Duke folur për ‘The Sun’ ish mideja tregon se ka kryer më shumë se 350 operacione.

“Çfarë kam bërë, më thyen zemrën. Imagjinoni ta mbani fëmijën tuaj në dorë e mos të jeni në gjendje të buzëqeshni. Jam treguar aq vetjake. Ëndrra ime është që një ditë Papaya të shoh të ëmën duke buzëqeshur për herë të parë”.

Javën e kaluar, në një përpjekje të fundit për të shpëtuar fytyrën e saj, pavarësisht ndërhyrje, 34-vejçarja i ka hequr të gjitha impiantet në fytyrën e saj por për të bërë një gjë të tillë, mjekët është dashur që t’ia thyejnë nofullën në dy pjesë.

Duket se ish modeja ka nxjerr leksion nga gjithë kjo dhe është betuar se më kurrë nuk do të kryej operacione estetike.

“Kam shpenzuar 1.2milionë funte në operacione dhe çfarë kam bërë, kam humbur shansin që të buzëqesh”, ka thënë Alicia./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›