E Diel, 1 Nëntor 2026

Çizov: Rusia i ndjek me vëmendje bisedimet në Bruksel

Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Bashkimin Evropian, Vlladimir Çizov, ka deklaruar sot se pjesëmarrja e Rusisë në dialogun ndërmjet Serbisë e Kosovës në Bruksel, që zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së, asnjëherë nuk është përmendur, por Moska me kujdes e ndjek rrjedhën e këtyre bisedimeve, transmeton Rel.

“Moska kufizohet në atë që sa më me kujdes ta ndjek rrjedhën e tyre”, u tha sot Çizov gazetarëve në Moskë.

Ai vlerësoi se dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës “do të vazhdoj ende” dhe se nuk mund të flitet për fazën përfundimtare./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›