E Diel, 1 Nëntor 2026

Kocijançiq: Ashton përpiqet për normalizim të raporteve

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Cahterine Ashton, po përpiqet që nesër në Bruksel, në rundin e shtatë të dialogut Kosovë – Serbi, të arrihet marrëveshje, me qëllim të “normalizimit të marrëdhënieve” ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, tha sot zëdhënësja e saj, Maja Kocijançiq.Në konferencën për shtyp, Kocijançiq theksoi se zonja Ashton ka pasur konsultime intensive në Beograd dhe Prishtinë dhe se kjo punë po vazhdon, transmeton REL.

Maja Kocijançiq deklaroi se nuk mund të përgjigjet se nesër, në takimin ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, në Bruksel, mund të arrihet ndonjë marrëveshje gjithëpërfshirëse, “pasi për këtë është e nevojshme pajtueshmëria e të dy palëve, të dy kryeministrave”./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›