E Shtunë, 31 Tetor 2026

E priti QPR-në te dera, QPR e ndjeku!!

Sulmuesi i njohur i WBA, nigeriani Peter Odemwingie është bërë hit në mediat angleze. Sulmuesi nigerian e dëshiroj me çdo kusht transferimin te skuadra e QPR-së në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Në orët e fundit të afatit kalimtar, Odemwingie kishte shkuar te dera e skuadrës londineze për të kërkuar të nisë bisedimet me këtë skuadër. QPR nuk deshi të futej në telashe me skuadrën e tij, duke mos e lënë lojtarin as që të parkojë veturën e tij në ambientet e skuadrës.

Odemwingie i ka pritur disa minuta zyrtarët e QPR-së për të hapur bisedimet por që më pas ai u detyrua të kthehej nga ka ardhur.

Por më e keqja e kësaj është se Odemwingien e pret një dënim i madh nga skuadra e tij pasi që lojtari braktisi përkohësisht skuadrën pa i treguar askujt, ndërsa ishin mediat ato që zbuluan këtë histori interesante./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›