E Hënë, 2 Nëntor 2026

Çdo fundjavë në bregdetin shqiptar, shqiptarët e Kosovës shfrytëzojnë ditët me diell të shtatorit

Edhe fundjavën e dytë të shtatorit në pikën kufitare të kalimit në Morin duket se ka fluks lëvizjesh të automjeteve. 

Janë shqiptarët e Kosovës ata që e zgjedhin më shumë bregdetin e Shqipërisë dhe tashmë e shfrytëzojnë çdo fundjavë.

Sa i përket çmimeve për këtë vit në bregdetet shqiptare, ka opinione të ndryshme. 

“Pak më të ulëta.“

“Atje në Radhimë pak shtrenjtë. Tash të shohim…“

Kujtojmë që nga protokolli i nënshkruar mes dy qeverive, nuk ka kontrolle për qytetarët e dyja vendeve për të gjithë periudhën 1 maj–30 shtator.

Në 24-orëshin e fundit, në pikën e kalimit kufitar në doganën e Morinit kanë hyrë rreth 20 mijë shtetas dhe 7 mijë automjete dhe kanë dalë 18 mijë shtetas dhe 6 mijë automjete. 

Gazetare: Irda Bajraktari

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›