Ceceni, vazhdojne kerkimet per te mbijetuar

Ekipet e shpetimit ne vazhdojne te kerkojne te mbijetuar ne Ceceni, ku nje termet i forte shkaktoi te pakten 13 te vdekur. Mese 100 te tjere jane plagosur ne Ceceni dhe rajone te tjera te Kaukazit verior.
Epiqendra e lekundjeve me magnitude 5.3 grade te shkalles Rihter, 10 km nen toke, u regjistrua ne verilindje te kryeqytetit cecen, Grozni. Zyrtaret ruse njoftojne se ne zonat e goditura, ku toka u drodh per 30 sekonda, ka deme te konsiderueshme materiale.
Pervec banesave jane demtuar shkolla dhe spitale. Tronditjet u ndjene deri ne Gjeorgji dhe Armeni. Mijera njerez kane mbetur tani pa energji elektrike, te izoluar prej shkaterrimit te rrugeve dhe pa ushqime e komunikim.
Presidenti i vendit tha te shtunen se ndihma nuk do te mungonte per asnje nga te demtuarit.