Plani i Eurogrupit garanton huate

Ai tregon se udheheqesit e bllokut te Euros shpresojne qe Banka Qendrore Europiane do te siguroje likuditete per sa kohe vazhdojne luhatjet e tregjeve nderkombetare.
Pas alarmit te ri te FMN-se, takimi i Parisit shenon momentin e se vertetes: nderhyrja ne tregje nuk eshte opsion, por domosdoshmeri.
Receta e Bashkimit Evropian ne kete situate eshte një plan veprimi i perbashkët 6 pikesh kundër krizës financiare në Eurozonë, i cili parashikon garanci per huate interbankare dhe krijim te nje sistemi te perbashket te zones euro.
Ngurrimi i bankave per t’i dhene hua njera-tjetres ka qene problemi kryesor qe coi drejt ngercit ne tregjet e kredive. Javën e kaluar, udhëheqësit e katër ekonomive më të mëdha të Evropës zhvilluan një tjeter samit urgjent per gjetjen e rrugeve te perballjes me krizen financiare, por nuk gjeten gjuhen e perbashket ne lidhje me nje plan te veprimi te koordinuar mes ekonomive europiane.
Gjate takimit ministri i Jashtem britanik Gordon Brown eshte shprehur se beson ne kthimin e besimit ne funksionimin e sistemit financiar ne ditet e ardhshme.
Nderkohe presidenti francez Nicolas Sarkozy perpara takimit te Eurogrupit theksoi se «eshte e nevojshme per nje plan ambicioz dhe te kordinuar qe te coje drejt zgjidhjes».
Plani i perbashket i vendeve te BE-se do te paraqitet javen e ardhshme ne Keshillin e Evropes per aprovim.