Çedomir Aksiç dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

PRISHTINË, 26 dhjetor/ATSH/ Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim Çedomir Aksiç, i akuzuar për krime lufte në Kosovë.
Vendimi është shpallur të enjten dhe ky është gjykimi i parë në mungesë që nga paslufta. Gjykimi në mungesë ndaj Aksiçit nisi në nëntor të vitit të kaluar.
Ai akuzohet për krime lufte në komunën e Shtimës – fshatrat Reçak, Mulapolc dhe Petrovë. /Kosovapress/