E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ceferin në Tiranë për mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

TIRANË, 10 shtator/ATSH/ Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka sjellë në Tiranë drejtuesit më të lartë të futbollit evropian.

Pasditen e kësaj të mërkure, në aeroportin e Rinasit mbërriti edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, i cili u prit nga presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka.

“Sot pata kënaqësinë të pres në Tiranë mikun tim, Presidentin e UEFA-s, Aleksander Čeferin, i cili mbërriti në Tiranë me rastin e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri. Një moment historik për futbollin shqiptar dhe një tjetër dëshmi e vlerësimit të UEFA-s ndaj vendit tonë. Mirë se erdhe në Tiranë, z. Čeferin”, shkruan presidenti Duka në rrjetet e tij sociale.

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të zhvillohet nesër, duke nisur nga ora 14:00, deri në 17:00.

Përpara kësaj mbledhjeje, Čeferin, Duka dhe anëtarët e tjerë të Komitetit Ekzekutiv, së bashku me përfaqësues të federatave evropiane do të marrin pjesë në festivalin e futbollit për fëmijë që do të organizohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Shqipëria mirëpret për herë të parë mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

/e.i/r.e//a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›