E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Çekët synojnë blerjen e pronave në Shqipëri

Si nje destinacion turistik i njohur për shumë turistë nga shumë vende të botës, qyteti muze i Gjirokastrës po tërheq vëmëndjen dhe ka shtuar kureshtjen e të huajve jo vetëm për të vizituar, por edhe për të investuar në pasuri të paluajtshme. 

Disa prej tyre vijnë nga Çekia, një vend me të cilin Shqipëria dhe shqiptarët kanë lidhje të hershme.

“Kemi 3 dite qe kemi ardhur ketu dhe kryesisht udhetimi yne është turistik por edhe për interesa biznesi” thotë një turist çek, pjestar i një grupi që po viziton Gjirokastrën. “Ne duam të investojmë në Shqipëri, duam të blejmë shtëpi ose ndonjë pronë të vogël, shtëpi pritjeje” thotë ai.

Ai shprehet mjaftë i surprizuar . “Termin Ballkan e kemi paragjykuar, Shqipëria është Europë” thotë turisti çek.

Enea Fairi Shqiptari që prej 31 vitesh jeton dhe kontribon në Çeki thotë se grupi i vizitorëve çekë që po vizitojnë Shqipërinë, teksa e njohin atë mendon se ja vlen të investosh.

Udhërrëfyesi shqiptar i turistëve çekë tregon se gjatë kesaj vizite tre prej pjestareve të grupit kanë shfaqur interes për të blerë pasuri të paluajtshme në Gjirokastër, ndërsa pjesa tjetër është përqëndruar në bregdetin shqiptar.

Gazetar Norel Zaimi

/ rtsh /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›