Finalizohet faza e tretë e operacionit “Bjeshkët e Nemuna”, procedohen penalisht dy kryetarë fshatrash

Dy kryetarët e fshatrave Gjonpepaj dhe Lekbibaj, si dhe përgjegjësit e shërbimit pyjor të këtyre dy fshatrave, janë proceduar penalisht për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre.
Lajmin e bën të ditur Policia e Shtetit e cila njofton finalizimin e fazës së tretë e operacionit antidrogë “Bjeshkët e Nemuna”.
Nga ky operacion u asgjësuan nëpërmjet djegies, 894 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në zona të pyllëzuara, në territoret e fshatrave Gjonpepaj, Lekbibaj dhe Mserr.
Policia i ka nisur materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për kryetarë të fshatrave Gjonpepaj dhe Lekbibaj si dhe përgjegjësit e shërbimit pyjor në këto dy fshatra.
/ rtsh.al /