Cekia: Njohim Kosoven para samitit te NATO-s
Cekia ka vendosur te njohe Kosoven deri ne samitin e NATO-s ne Bukuresht qe fillon me 2 prill. Propozimi eshte i gatshem dhe qeveria do ta shqyrtoje ne mbledhjen e te merkures, deklaroi dje, shefi i diplomacise ceke Karel Shvarcenberg. Kurse zevendeskryeministri per ceshtje evropiane, Aleksander Vondra, tha se bashke me propozimin, ministrat do te marrin edhe raportin per ate se si e ka zbatuar Prishtina planin e Marti Ahtisarit. "Raporti i ministrit te Jashtem do te duhej te tregoje se ne Kosove jane plotesuar kushtet, per te cilat eshte zotuar Qeveria e Kosoves", deklaroi Vondra. Njohjen e Kosoves deri tash e kane kundershtuar opozita ceke dhe Presidenti Vaclav Klaus.
SSSASS