Kufiri ende pezull, sot Shkupi njeh Kosoven
Maqedonia pritet te njohe sot zyrtarisht Republiken e Kosoves. Kete njoftim e citonte dje media kosovare, duke iu referuar burimeve te sigurta brenda qeverise Gruevski. Sipas tyre, vendimi per njohjen e Republikes se Kosoves, shtet te pavarur e sovran, do te merret gjate fundjaves.
Nderkohe, qeveria e Prishtines ka treguar perkushtim per bashkepunim shteteror me autoritetet ne Shkup. Kryeministri Hashim Thaci, duke shprehur besimin se me anetaresimin e Maqedonise ne NATO, njohjen e pavaresise nga ana e Shkupit e vleresoi keto dite si vendim te ngrire, i cili se shpejti pritet te behet publik. Por problem ende i pazgjidhur, mbetet ai i demarkacionit te kufirit. Kryeministri Thaci ka deklaruar se edhe kjo ceshtje do te zgjidhet, por nuk ka dhene hollesi.
Qeveria e Shkupit kerkon qe te mbaje nje hapesire toke qe i eshte dhene nga Beogradi shtate vjet me pare, ne menyre arbitrare. Behet fjale per nje marreveshje te nenshkruar me 2001 mes Beogradit e Shkupit, ku Maqedonise i jane kaluar nen administrim 2500 hektare toke te Kosoves. Te gjithe drejtuesit e qeverive te Kosoves qe nga viti 2001 e kane konsideruar te papranueshem paktin dhe kerkojne anulimin e tij. Shkupi ka vene kushte, duke deklaruar se eshte i gatshem te shpalle njohjen e pavaresise se Kosoves, vetem pasi autoritetet e Prishtines ta njohin marreveshjen e vitit 2001. Shteti i ri ka bere te qarte se nuk pajtohet me kete pretendim te Maqedonise.
Megjithate, Prishtina propozon te formohet nje komision i perbashket qe do te shenjoje vijen kufitare. "Eshte nje ceshtje qe ne e kemi quajtur teknike, te perfunduar dhe kjo do te ndodhe ne menyren me te mire te mundshme", ka deklaruar lidhur me mosmarreveshjen, Presidenti Fatmir Sejdiu. Ai hodhi dyshimin se "mund te kete deshira te dikujt tjeter qe te ngreje tensione mes nesh". Ndersa ka siguruar se nuk deshirohet acarim mes shtetesh, duke shprehur besimin se dhe Shkupi zyrtar nuk e deshiron nje gje te tille.
SSSASS