E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cekia mbeshtet dialogun Kosove-Serbi

Ministri i Mbrojtjes i Cekise Alexandr Vondra deklaroi se vendi i tij e mbeshtet dialogun mes Kosoves dhe Serbise ndersa njoftoi se shteti i tij do te reduktoje numrin e forcave qe i ka ne Kosove ne kuader te KFOR-it.

Ai pas takimit me zevendeskryeministrin Hajredin Kuci e vleresoi kete dialog te rendesishem ndersa theksoi se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes duhet te mbesin te angazhuara ne kete proces.

Pas ketij takimi zevendeskryeministri i Kosoves Hajredin Kuci tha se institucionet e Kosoves jane te gatshme per te biseduar me Serbine lidhur me temat qe kane te bejne me paqen stabilitetin dhe integrimin evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›