E Diel, 1 Nëntor 2026

Cekia ofron mbeshtetje per Kosoven ne te gjitha fushat

Ambasadorja e Cekise ne Kosove Janina Hrebickova shpreh mbeshtetjen e shtetit te saj per Republiken e Kosoves ne te gjitha fushat dhe proceset.

Kjo deklarate eshte bere ne takimin me kryetarin e Lidhjes Demokratike te Kosoves Fatmir Sejdiu.

Ne njoftimin e LDK-se thuhet se kryetari i kesaj partie ne takimin me ambasadoren e Republikes se Cekise ne Kosove Janina Hrebickova ka biseduar per zhvillimet e fundit ne vend pas vendimit te LDK-se qe te terhiqet nga koalicioni qeverises me PDK-ne.

Kryetari Sejdiu njoftoi ambasadoren Hrebickova per proceset e diteve te fundit ne vend dhe ne LDK. Ai theksoi se partia qe ai udheheq mbetet nje kontribuese dhe garantuese e madhe e stabilitetit dhe e te gjitha proceseve kushtetuese ne Kosove.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›